Kosova me të gjitha forcat është në mbështetje të Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin.
Nisi forcat ushtarake e policore dhe tani ka nisur edhe mjekë e ilaçe për në Shqipëri.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një shkrimi bëri të ditur se Shqipërisë i duhen edhe mjekë e ilaçet andaj Kosova duhet të i qëndroj afër mëmë Shqipërisë.
Shkrimi i plotë:
“I tronditur dhe i pikëlluar nga tërmeti me fatalitet në Shqipëri. Të lutemi për sa më pak humbje jetësh! Shqipërinë nuk do ta lëmë të vetme në rrënojat e kësaj tragjedie dhe do t’ia japim ndihmën tone.
Prandaj, në një telefonatë me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë e njoftova se në këto momente të rënda ne nuk solidarizohemi vetëm me mendje e zemër, por me mjekë, barna dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme shëndetësore që do t’i mobilizojmë në shpëtim të jetëve”, shkruan Ismaili. /InLajmi