Betim Gjoshi nga PDK- ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për udhëheqjen e saj duke thënë se diplomacia e Kosovës po udhëhiqet nga njerë të padijshëm dhe që nuk janë serioz në punë, përcjell InLajmi.
Gjoshi ka përmendur vizitat e zëvendëskryeministrit Bislimi në Forume të larta duke kujtuar huqjen e deklaratës së tij pas takimit me zëvendës-sekretarin e KE-së, Bjorn Berge, me të cilin ka biseduar për aplikimin e Kosovës në anëtarësimin e saj në KE.
Tutje ai ka paralajmëruar qytetarët të mos quditen nëse një ditë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ngatërron flamurin e NATO-s me flamurin e Paktit të Varshavës që moti u shpërbë.
Postimi i plotë i tij:
Diplomacia kosovare po udhëhiqet nga njerëz të padijshëm dhe tepër joserioz.
Besnik Bislimi merr pjesë në forume të larta dhe gënjen për ato që ia thonë zyrtarët e shteteve dhe institucioneve tjera.
Mos u çuditni nëse një ditë Donika Schwarz do ta ngatërrojë flamurin e NATO-s me flamurin e Paktit të Varshavës që moti u shpërbë./InLajmi/