Autoritetet rajonale në Ukrainën lindore thonë se 20.000 njerëz u evakuuan nga rajoni Sumy në Ukrainën verilindore të enjten., transmeton InLajmi.
Dmytro Lunin, kreu i administratës së rajonit të Poltavas, tha se 20.000 njerëz u larguan nga rajoni Sumy përmes një korridori humanitar.
Autobusët nga Sumy dhe Trostianets po mbërrijnë tashmë në Lubny, nga ku të evakuuarit do të udhëtojnë me tren në perëndim të vendit, shkruan CNN.
Ditët e fundit autoritetet ukrainase kanë thënë se dhjetëra mijëra civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare nga Sumy, duke përfshirë qindra studentë të huaj. /InLajmi/