• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vrasjet e nxënësve, bëhet apel që në shkolla të ketë masa më të rrepta sigurie

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
10 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
Vrasjet e nxënësve, bëhet apel që në shkolla të ketë masa më të rrepta sigurie
0
SHPERNDARJE
238
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë në Prishtinë, një nxënës 14 vjeçar nga therja me thikë nga një bashkëmoshatarë i një shkolle tjetër ndërroi jetë, në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica” ku deri në momentin kritik vijonte mësimin aty, shkruan InLajmi.

Lidhur me këtë rast mjaft të rëndë, kanë reaguar krerë të shtetit e qytetarë, ndërsa Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën InLajmi ka njoftuar se brenda vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

“Policia e Kosovës në fillim të çdo vit shkollor harton dhe aktivizon Plane Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Poashtu edhe nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizohen projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla”,thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën InLajmi.

E në krejt këto raste të raportuara në Policinë e Kosovës, përfshihen rastet si lëndim i lehtë trupor që janë 116 raste, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera.

Lidhur me rastin e vdekjes së nxënësit të ndjerë, që ishte në shkollën “Hilmi Rakovica”, Gazeta InLajmi ka tentuar disa herë të marrë një prononcim lidhur me këtë rast me drejtorin e kësaj shkolle, por nuk ka arritur të marrë përgjigje, qoftë përmes thirrjes apo mesazhit.

Drejtori i shkollës fillore “Dardania”, Isak Bregaj, në një prononcim për Gazetën InLajmi ka deklaruar se për rastet e vrasjeve të nxënësve në shkolla fajtor nuk mund të jetë një person apo një institucion.

“Vrasjet e nxënësve, një fenomen mjaft shqetësues ne si shoqëri duhet të punojmë shumë që ta largojmë si dukuri. Duhet me qenë në shkollë një psikolog por jo vetëm emrin psikolog por që punon taman. Është mirë me fillu me një mësim edukues në shkolla, por mbi të gjitha duhet që të ketë bashkëpunim zingjiri prindër -mësues e drejtorë”,tha Bregaj.

Në shkollën që ai e drejton ku janë rreth 2.000 nxënës sipas drejtorit Bregaj fatmirësisht ka kohë që nuk ka pasur ndonjë incident apo ekces, pasi që tërë kohën ai i monitoron lëvizjet e nxënësve përmes kamerave që janë në objekt.

Se siguria në shkollën që ai e drejton është në nivelin e duhur e thotë edhe Rrahman Agushi, drejtori i shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër.

“100% është siguria në shkollën tonë dhe 595 nxënës i kemi. I kemi kamerat dhe gjithçka është në rregull. Telefonat ua kemi ndaluar nxënësve por edhe mësimdhënësve. I kontrollojmë herë pas here kur nxënësit hyjnë në shkollë. Krejt çka kam gjetë ka qenë një cigare së fundmi dhe jo diçka tjetër”,tha drejtori Agushi.

Por për me qenë gjithçka në rregull, Agushi thotë se duhet me kohë të merren masat preventive.

“Nëse secili drejtor i merr masat preventive nuk besoj se mund të ndodhë diqka me nxënës”,tha ai.

Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës ka thënë se shkaktari i ‘shpërthimit’ të rasteve tragjike tek nxënësit është sepse në shkolla ka bullizëm.

“Të gjithë jemi fajtor si shoqëri por prapseprapë përgjegjësia ligjore u bie institucioneve shtetërore që t’i japin zgjidhjen e duhur këtyre rasteve. Është e vërtet se prindërit nuk po bëjne aq sa duhet në edukimin e fëmijëve të tyre por edhe menaxhmenti i shkollave dhe kujdestarët e klasave nuk po merren me rastet e bullizmit, po bëjnë presion dhe po i injorojnë prindërit kur po adresojnë shqetësimet e fëmijëve të tyre”,tha Reshiti për Gazetën InLajmi.

Fajtor sipas tij janë edhe inspektorati i Arsimit, komunat e deri te Ministria.

“Nga përvoja ime e punës si kryetar i këshillit që 4 vite ju them me keqardhje prindërve se njerëzit përgjegjës të arsimit nuk merren me problemet e bullizmit në shkolla,prandaj ju bëj apel atyre që të punojnë më shumë me fëmijët e tyre dhe të interesohen seriozisht për fëmijët e tyre dhe me këmbëngulësi t’i adresojnë shqetësimet te menagjmenti i shkollës. Institucionet e arsimit kanë dështuar nga niveli lokal e qëndror për të garantuar siguri për nxënësit nëpër shkolla”,tha Reshiti.

Një prind për Gazetën InLajmi, Liridona Zeqiri tha se mungesa e edukatës familjare mund të jetë njëri nga shkaktarët e ardhjes deri te incidenti apo vrasjet e nxënësve.

“Mungesa e edukatës familjare, mos angazhimi i prindërve me fëmijët e tyre si dhe mos interesimi i vazhdueshëm për ta, mos komunikimi i prindërve me mësimdhënës, mungesa e besimit, shfaqja e dukurive negative dhe përdorimi i tyre mund të qojnë deri te incidentet apo vrasjet e nxënësve ”,tha ajo.

Iliriana Pylla, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për Gazetën InLajm tha se MASHTI sipas përgjegjësive dhe hierarkisë institucionale me kohё i ka adresuar politikat pёr parandalim dhe referim tё dhunёs nё shkolla, përfshirë dhe bullizmin.

“MASHT është hartuese e politikave arsimore dhe mbikëqyrëse e zbatimit të tyre. Fillimisht ёshtё sanksionuar dhuna me infrastrukturën ligjore duke e bёrё pjesë integrale të kurrikulave arsimore në të gjitha nivelet e arsimit. MASHTI gjithashtu është inicuese dhe bashkëhartuese e Rregullores për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Shkolla, e cila përcakton përgjegjësitë e institucioneve në nivel qendror dhe lokal për adresimin e kësaj problematike. Pastaj u hartua udhëzuesi për zbatim dhe manualet didaktike”,tha Pylla.

Më tej Pylla tha se MASHTI ka mbajtur takime regjionale, takime me drejtorët komunalë të Arsimit, trajnime dhe pastaj sesione informative gati në të gjitha komunat me drejtorë të të gjitha shkollave, ashtu që ata të familjarizohen me detyrat e përgjegjësitë që i kanë.

“Me aktivitete edukativo-shëndetësore si ligjërata interaktive për dukuritë e tilla mbahen çdo vit në shkollat e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Gjatë realizimit të aktiviteteve shpërndahen materiale vetëdijesuese si fletëpalosje, broshura edhe materiale tjera si pako e udhëzuesve për edukim.Por mbi të gjitha, rol kyq kanë familjet ose prindërit të cilët duhet të jenë më të vëmendshëm me fëmijët e tyre. T’i përcjellin ata hap pas hapi,t’i kontrollojnë nëse kanë armë të ftohta me vete dhe të jenë më bashkëpunues me shkollat dhe komunitetin në përgjithësi”,theksoi Pylla.

Vrasja e fundit e një nxënësi 14 vjeçar, por edhe vrasjet e më hershme të nxënësve sipas psikologëve është alarmante dhe mjaftë shqetësuese.

“Një ngjarje e këtillë dhe e ngjashme si kjo, vetëm se e rrisin më shumë shqetësimin dhe pasigurinë për nxënësit në shkolla e po ashtu edhe prindërit në veçanti. Shkaqet dhe arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet që mund të sjellin deri në paraqitjen e këtyre lloj dukurive në mesin e nxënësve, e të cilat shpesh herë dinë të jenë edhe të panjohura”,tha psikologu Yll Avdijaj në një prononcim për Gazetën InLajmi.

Sipas tij, shkollat si institucione edukativo-arsimore, duhet të jenë më të përgatitura dhe më vigjilente si në aspektin profesional e po ashtu edhe në aspektin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

“Një mos kujdes dhe neglizhencë e tillë, vetëm se e ndihmon më shumë prezencën e dukurive negative si bullizmi, droga, dhuna dhe vrasja. Njëkohësisht edhe prindërit duhet të jenë më bashkëpunues me mësimdhënësit dhe institucionin e shkollës, e po ashtu edhe të jenë më komunikues në raport me fëmijët e tyre. Raporti mësimdhënës-nxënës-prind, është i domosdoshëm nëse dëshirojmë që të kemi një edukim të mirëfilltë me rezultate më të mira e po ashtu edhe të parandalojmë çdo dukuri negative dhe devijante qe mund ta afektojë nxënësin”,tha Avdijaj.

Në theks të veçantë psikologu Avdijaj bëri apel që në shkolla të ketë masa më të rrepta sigurie dhe masa disiplinuese, por po ashtu tha se prania e psikologut në shkolla ka shumë rëndësi.

Edhe psikologia , Albulena Mazreku për Gazetën InLajmi tha se dukuritë negative në shkolla, gjegjësisht vrasjet e nxënësve siç ishte rasti i fundit me 14 vjeçarin në Prishtinë janë dukuri mjaftë shqetësuese.

“Për këto dukuri negative do të ishte mirë që institucionet relevante që kanë drejtpërdrejtë punë të bëjnë minimizimin e këtyre dukurive në shkolla.Në qoftë se vazhdojnë këto raste të vrasjeve dhe dhunës nëpër shkolla, këto raste te një pjesë e fëmijëve mund të kenë efekte negative në aspektin psikologjik me theks të veçantë si në fushën fizike, emocionale, sociale dhe psikike. Dhuna dhe vrasjet e tilla mund të jenë faktor negativ i zhvillimit të personalitetit të njeriut”,tha Mazreku.

Për parandalimin dhe menaxhimin e situatave, gjegjësisht konflikteve që pasojnë me vrasje në shkolla, sipas saj rekomandohet trajtimi i mësimdhënësve për identifikimin dhe raportimin e hershëm të proceseve që qojnë deri tek vepra penale. Lindita Canolli-Fejzullahi /InLajmi/

Tags: Albulena MazrekuIliriana PyllaIsak BregajPolicia e KosovësYll Avdijaj
Postimi i mëparshëm

Mustafa: Çmimin e energjisë, të vajit, të naftës, nuk i ngritën qeveritë e kaluara

Postimi tjetër

Që nga fillimi i pushtimit rus, gjysma e popullsisë janë larguar nga Kievi

Të ngjajshme Postime

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri
KRYESORE

Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri

28 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Postimi tjetër
Që nga fillimi i pushtimit rus, gjysma e popullsisë janë larguar nga Kievi

Që nga fillimi i pushtimit rus, gjysma e popullsisë janë larguar nga Kievi

Lajmet e fundit

6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu