10 Marsi është dita e 69 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 296 ditë.
241 pes – Luftrat Punike: Beteja e Ishujve Aegates – Romakët fundosin flotën karthagjenase duke fituar Luftën e Parë punike (romakët u referoheshin kartagjenasve si “punikë” ose “fenikas” – paraardhës të kartagjenasve). Shkaqe kryesor të luftërave punike (264 pes – 146 pes) ishin konfliktet brenda perandorisë karthagjenase dhe përpjekjet për zgjerim të Republikës Romake. Romakët fillimisht ishin të interesuar për zgjerim nëpërmjet Sicilisë (në atë kohë nën kontrollin kartagjenas).
418 – Hebrenjtë përjashtohen nga mbajtja e posteve publike në Perandorinë Romake.
1624 – Anglia i shpall luftë Spanjës. Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe incidente të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizime dhe hegjemoni në Evropë dhe Amerikë.
1762 – Francezi protestant Jean Calas, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasjen e birit të tij, vdes pasi u torturuar nga autoritetet; kjo ngjarje frymëzoi Volterin për të filluar një fushatë për tolerancë fetare dhe reformë ligjore.
1849 – Abraham Linkoln aplikon për patentë; ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen anijeve mbi ujë në raste riparimi. Më 22 maj 1849, Linkolni mori patentën me numër 6469, duke u bërë i vetmi president amerikan me patentë për një shpikje. Modeli i pajisjes ndodhet i ekspozuar në Institutin Smithsonian në Uashington.
1893 – SHBA, Universiteti i shtetit New Mexico anulon ceremoninë e pare të diplomimit; student i saj i vetëm Sam Steele që diplomohej atë ditë ishte plaçkitur dhe vrarë një natë më pare.
1902 – Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara vendos se Thomas Edison nuk ishte shpikësi i kameras filmike.
1971 – Senati amerikan miraton uljen e moshës së votimit në 18 vjeç.
2010 Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut.Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë
Lindje
- 1957 – Osama Bin Laden, terorist arab
- 1958 – Sharon Stone, aktore amerikane
- 1963 – Jeff Ament, rok basist amerikan
- 1940 – Chuck Norris, aktor amerikan
Vdekje
- 2001 – Fatmir Haxhiu, piktor shqiptar
- 2003 – Abas Ermenji, politikan dhe historian shqiptar (l. 1913)