Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira, ndërsa ka theksuar se Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhembje.
“Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar Kadri Veseli në llogarinë e tij në Facebook./InLajmi