Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së fundmi ka folur sa i përket ndihmës për fermerët, raporton InLajmi.
“Kur ne i ndihmojmë fermerët tanë se bëjmë për shkak të përkatësisë etnike. Por ata që janë fermerë të vërtetë do ta marrin ndihmën më të madhe që prej pas luftës. Restaurimi i tokës bujqësore është shumë i rëndësishëm. Betonizimi i tokës bujqësore i pengon krejt qytetarët e Kosovës. Qytetarët, shqiptarë, serbë, turq apo ashkali janë bashkë, për ta kundërshtuar betonizimin e tokës bujqësore”,tha Kurti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë ka subvencionuar fermerët, me 50 milionë euro./InLajmi/