Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka regjistruar gjithsej 80.035 persona nga Ukraina që kur Rusia pushtoi vendin.
Shifrat aktuale mund të jenë më të larta, shtoi ministria, raporton CNN.
Rreth 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, shumë vende të botës kanë pranuar refugjatë nga Ukraina si pasojë e sulmeve agresive të Rusisë.