Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se duke e marrë parasysh gjendjen e vështirë dhe të rënduar ekonomike, Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të marrë masa të jashtëzakonshme për ta zbutur këtë gjendje, raporton InLajmi.
“Situata është shumë më e komplikuar sesa po e shohim ne qasjen e qeverisë. Nuk jemi në një situatë të zakonshme. Të jashtëzakonshme, e në kësi situata Qeveria e Kosovës duhet të mblidhen dhe të marrin masa”,tha Tahiri.
Më tej Tahiri, përmendi 5 kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës.
“Të përfundojë Ligji i Pagave, përkohësisht të largohet akciza, të bëhet subvencionimi nga Ministria e Bujqësisë për prodhuesit, pra atyre që sigurojnë grurin dhe miellin, të bëhet me masa emergjente, ta organizojnë buxhetin, paga minimale, e cila është 170 euro, të merret vendimi i rritjes menjëherë. Pika e 5, është procedura në Gjykatën kushtetuese që ka të bëjë me energjinë elektrike. Lidhur me këtë vendim ne kemi reaguar shumë më herët, para se të ndodhë kriza”,theksoi Tahiri. /InLajmi/