Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike të Kosovës ka thënë se kujtimi për ish kryetarin e Komunës së Istogut, të ndjerin Haki Rugova do të jetoj gjithmonë, përcjell InLajmi.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Rugova, gjithë miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij, derisa theksoi se nuk kanë qenë të gatshëm të marrim këtë lajm të hidhur.
Ndryshe, i ndjeri Rugova për 3 mandate me radhë ka qenë kryetar i Komunës së Istogut.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Sot paske kaluar në përjetësi, bashkëveprimtari e miku im Haki Rugova.
Ndarja e hershme nga familja, miqët, kolegët e Kosova për të cilën punove me dekada, ma bënë të vështirë që ti gjej fjalët për t’ju falënderuar për kontributin dhe vlerat tuaja!
Nuk kemi qenë të gatshëm që të marim këtë lajm, heret shum heret qenke nisur për amshim!
Kujtimi për ju do jetoj gjithmonë!
Ngushëllime familjes Rugova, dhe të gjithë miqve e bashkëveprimtarëve tuaj!
Lamtumirë miku im!/InLajmi/