Instituti GAP, këtë të mërkurë ka prezantuar të gjeturat e raportit “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”, raporton InLajmi.
Bekim Salihu nga Instituti GAP, përgjatë prezantimit të raportit njoftoi se ka pasur rritje enorme të obligimeve kontigjente dhe të papaguara.
“Obligime kontingjente do të thotë obligime të cilat komuna mund t’i humb në procedurat gjyqësore sepse njëra palë e jashtme e ka paditur komunën në lidhje me ndonjë çështje apo marrëveshje që ka pasur me komunat. Pra përcillet me shuma përkatëse e këto kategorizohen si obligime kontingjente. Ndërsa të papaguara do të thotë komuna ka kryer shërbime përmes operatorëve privat por si ka paguar në kohën e paraparë”,njoftoi Salihu.
Tutje, ai njoftoi se të gjitha komunat deri në vitin 2020 kanë obligime kontingjente 91 milionë euro, si procedurë nëpër gjykata .
“91 milionë euro është më shumë se të gjitha të hyrat gjatë një viti kalendarik të një komune”,tha tutje ai./InLajmi/