Industria amerikane e naftës dhe gazit thotë se mbështet planin e presidentit Biden për të ndaluar importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, transmeton InLajmi.
“Industria jonë është e përgatitur të respektojë ndalimin e importit në përgjigje të këtij agresioni,” tha Mike Sommers, president dhe CEO i Institutit të fuqishëm Amerikan të Naftës, të martën, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.
Shell njoftoi më herët të martën se do të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar ruse dhe do të tërhiqet plotësisht nga industria ruse e energjisë në përputhje me udhëzimet e reja të qeverisë, shkruan CNN.
Në fjalimin e tij të martën, Biden pranoi tërheqjen e firmave të naftës dhe gazit nga Rusia, por edhe një herë paralajmëroi kompanitë që të mos përfitojnë nga rritja e kostove të naftës për të rritur çmimet dhe për të ulur fitimet. /InLajmi/