• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 7 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Për një vit afro 2.000 raste të dhunës të raportuara, a ka arsye të festohet Dita e Gruas?!

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
8 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
Për një vit afro 2.000 raste të dhunës të raportuara, a ka arsye të festohet Dita e Gruas?!
0
SHPERNDARJE
124
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në krejt botën ashtu edhe në Kosovë shënohet 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas, shkruan InLajmi.

Me rastin e kësaj date në Kosovë sot mbahen protesta, marshe e konferenca kundër dhunës ndaj grave, vrasjeve, diskriminimit gjinor.

Se dhuna ndaj grave po vazhdon me të njëjtin ‘avaz’, pra çdoherë në rritje, po e dëshmojnë edhe statistikat e Policisë së Kosovës, ku vetëm gjatë vitit 2021 janë shënuar afro 2.000 raste.

Në një përgjigje për Gazetën InLajmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë realizuar edhe fushata vetdijësuese, për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente.

“Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”,nga Policia e Kosovës.

Zana Hamiti -Asllani drejtoresha e Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në një prononcim për Gazetën InLajmi ka deklaruar se duhet të ndërmerren një mori veprimesh që të minimizohet dhuna në familje, sepse për t’u larguar është e pamundur.

“Janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave. Vetëdijësimi i rasteve të dhunës për të raportuar në institucione, pandemia, siç ka ndikuar në mbarë globin, pavarësia ekonomike e grave, shoqëria patriarkale”,tha Hamiti-Asllani.

Më tej tha ajo se të drejtat e grave nuk respektohen, ndërsa ritheksoi se duhet të ndërmerren një mori veprimesh që të minimizohet dhuna në familje sepse për tu larguar është e pa mundur.

“Aftësim profesional për mundësi punësimi për viktimat, marrëveshje me biznese të vogla për mundësinë e pranimit në punë për rastet e dhunës në familje. Po ashtu sigurimi i banesave sociale, gjë që ua mundëson viktimave të jetojnë larg dhunuesit sikurse edhe kampanja , fushata për vetëdijësimin e grave dhe vajzave për raportimin e dhunës. Ndryshim në kurrikulat shkollore për edukimin në fëmijërinë e hershme, kundër dhunës në familje”,u shpreh ajo, derisa ritheksoi se të drejtat e grave nuk po respektohen.

Sociologu Bekim Selishta në një prononcim për Gazetën InLajmi tha se në të gjitha institucionet që merren me trajtimin e çështjes së dhunës ndaj grave, duhet të kenë profesionistë të fushës. Sepse, sipas tij vetëm kështu trajtohen në detaje rastet dhe nuk përsëriten.

“Mendoj se për tu ndaluar kjo dukuri duhet të trajtohen nga profesionistët. Po ashtu mendoj se është shumë me rëndësi që në shkolla të mesme duhet patjetër shumë më shumë të mbahen lëndë shoqërore, pra që mëson nxënësit se si duhet të sillen”,tha ai.

E sociologia, Bukurie Rrustemi për Gazetën InLajmi tha se sot duhet të protestohet pasi që nuk ka asnjë arsye të festohet.

“Edhe zanafilla e lindjes së 8 Marsit pikërisht këtë karakter e ka sepse lindi në protesta për të drejtat e grave. Gruaja vazhdon të shikohet si gjini e 2-të, e fatkeqësisht edhe të trajtohet si e tillë. Gruaja ende vazhdon të jetë pre e dhunës fizike sidomos nga burrat e familjes së saj, ndërsa po ashtu edhe e dhunës psikologjike, ekonomike e seksuale”,tha Rrustemi .

Të drejtat e gruas në shoqërinë tonë, sipas saj nuk respektohen mjaftueshëm.

“Të drejtat e gruas në shoqërinë tonë nuk respektohen mjaftueshëm, tani nuk mund të flasim për të drejta elementare siç janë e drejta për familje, e drejta e votimit, por duhet parë më tutje, ta zëmë të drejtën për të përfaqësuar, për të jetuar me dinjitet, për të qenë e barabartë në familje, për të trashëguar pronë e me qenë bashkëpronare e pronës me burrin, të drejtën e punës, pa diskriminim në sferën publike “,theksoi ajo.

Rrustemi përmendi po ashtu një fakt tjetër shqetësues, siç është diskriminimi i gruas në mungesën e mundësisë për punësim.

“Në intervista gratë pyeten se a janë të martuara, a kanë fëmijë, a planifikojnë të kenë, derisa edhe pse ato tregohen më të suksesshme se burrat nuk e fitojnë vendin e punës vetëm pse janë gra”,tha ajo.

E psikologu Arbër Zeka për Gazetën InLajmi tha se pabarazia gjinore ka një efekt të thellë në shëndetin mendorë në mbarë botën. Po ashtu tha ai, ato prodhojnë efekte psikologjike të pabarazisë gjinore në nivele më të larta stresi, ankthi dhe depresioni.

“Një tjetër temë për një të ardhme tjetër pa dhunë ndaj grave nuk është e pamundur, kjo mund të arrihet vetëm me arsimim, shërbime thelbësore të drejtësisë, shëndetësisë dhe përfshirjen sociale dhe financim të mjaftueshëm kushtuar të drejtave të grave. Nëse nuk kemi një plan konkret të realizimit të këtyre nevojave elementare për të arritur, as protestat e as çdo formë tjetër për tu sensibilizuar nuk do të na ndihmoj”,tha ai.

Tutje, tha ai është mjaftë me rëndësi luftimi përmes edukimit të familjeve, i mitit të krijuar tradicionalisht.

“Femra apo gruaja të jetë në shërbim të mashkullit, e këtë rast jo vetëm burri që diskriminon, por edhe vëllai, babai. Sensibilizimi, vetëdijesimi dhe sidomos edukimi i shoqërisë do të na mundësonte të sillnim drejtësi midis gjinive”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në konferenca e fjalime për nder të Ditës së Gruas, disa nga fytyrat publike në vend kanë dhënë mesazhe mbështetëse për gratë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se uron për qasje të barabartë për vajzat dhe gratë në arsim, drejtësi, në ekonomi.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës Albin Kurt tha se gratë nuk punojnë vetëm për gratë dhe se ato mbajnë barrën e problemeve shoqërore.

“Gratë duhet mbështetur gratë. Ne duhet të mbështesim edhe ato gra që nuk kanë zë”,tha nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Derisa, deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa përmendi peripecitë e shumta që ka kaluar në jetën e saj, dha një porosi për të gjitha gratë.

“Shkollohuni sepse jeta është shumë e gjatë. Kërkoni të drejtën e juaj dhe trokitni në secilën derë, sepse pa trokitur dera nuk hapet”,tha Dumoshi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit, derisa përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Lindita Canolli-Fejzullahi /InLajmi/

Tags: Albin KurtiArbër ZekaBekim SelishtaBukurie RrustemiPolicia e KosovësVjosa OsmaniZana Hamiti -Asllani
Postimi i mëparshëm

Ramosaj: Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë

Postimi tjetër

Haradinaj: Populli nuk ushqehet me ideologji, nuk mbahet shtëpia me llafe o kryeministër!

Të ngjajshme Postime

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër
KRYESORE

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

7 July 2025
Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye
KRYESORE

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

7 July 2025
Ndëpritet qarkullimi te kufiri Kosovë-Maqedoni, zjarr i madh në rrugë
KRYESORE

Ndëpritet qarkullimi te kufiri Kosovë-Maqedoni, zjarr i madh në rrugë

6 July 2025
Alarmi për bombë – Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës
KRYESORE

Alarmi për bombë – Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

6 July 2025
Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve
KRYESORE

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

6 July 2025
Sveçla thotë se numri me të cilin u kërcënua Kuvendi lidhet me kriminelin, Ratko Mladiq
KRYESORE

Sveçla thotë se numri me të cilin u kërcënua Kuvendi lidhet me kriminelin, Ratko Mladiq

6 July 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Populli nuk ushqehet me ideologji, nuk mbahet shtëpia me llafe o kryeministër!

Haradinaj: Populli nuk ushqehet me ideologji, nuk mbahet shtëpia me llafe o kryeministër!

Lajmet e fundit

Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë

Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë

7 July 2025
“Bën mirë t’i heqësh vetë”/ Rama inspekton lokalet në Vlorë: Futi brenda këto tavolinat

“Bën mirë t’i heqësh vetë”/ Rama inspekton lokalet në Vlorë: Futi brenda këto tavolinat

7 July 2025
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës

Vdes në moshë të re minatori i Trepçës

7 July 2025
Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

7 July 2025
Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

7 July 2025
Ndëpritet qarkullimi te kufiri Kosovë-Maqedoni, zjarr i madh në rrugë

Ndëpritet qarkullimi te kufiri Kosovë-Maqedoni, zjarr i madh në rrugë

6 July 2025
Marrëdhëniet martesore kanë nevojë për vëmendje të përditshme në mënyrë që të rriten dhe forcohen rrënjët

Marrëdhëniet martesore kanë nevojë për vëmendje të përditshme në mënyrë që të rriten dhe forcohen rrënjët

6 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu