Më herët kemi dëgjuar për studentët indianë, që ishin bllokuar në qytetin Sumy të Ukrainës veriore, transmeton InLajmi.
Zyrtarët ukrainas tani thonë se qeveria ka ndihmuar në evakuimin e rreth 20 mijë studentëve indianë nga zonat që kanë qenë nën sulm, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Por ka ende rreth 2.000 studentë të huaj të bllokuar në qytete të rrethuara, duke përfshirë Sumy, Chernihiv, Mariupol dhe Kherson, ka thënë zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk. /InLajmi/