Transmetimet televizive si dhe ato të radios janë eliminuar në qytetin e 2-të më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale, transmeton InLajmi.
Në një postim në Facebook të dielën, Administrata Rajonale tha se granatimet e përsëritura të kullës televizive në Kharkiv kishin shkatërruar transmetimet televizive dhe radiofonike.
“Zonat e ndërtesës ku ishin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar,” thuhet në deklaratën e departamentit, shkruan CNN.
Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje të transmetimit. /InLajmi/