Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, transmeton InLajmi.
Macron e njoftoi Zelenskyn për bisedën që kishte bërë më herët me presidentin rus Vladimir Putin dhe marrëveshjen që i kishte ofruar që të ruhet siguria bërthamore në Ukrainë.
“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për thirrjen e tij të sotme me presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit ofroi marrëveshjen për përpjekje të përbashkëta që do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratë e Elysses.
Presidenti francez kishte shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me presidentin Vladimir Putin.
Në telefonatën e tij me Zelenskyn, Macron kishte përsëritur domosdoshmërinë për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës, shkruan CNN.
Sipas Élysée, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron i kishte thënë Zelenskyt se do t’i kushtojë vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë. /InLajmi/