Përbërësit:
-Fleta nga lakrat turshi apo gjethë rrushi
-1kg mish të bluar
-2 Qepë
-1 Gotë oriz
-Vaj
-Kripë
-Piper të kuq
-Piper të zi
-Erëza të tjëra sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan fërgojmë mishin e bluar bashkë me qepën. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhë ërëzat ë tjëra sipas dëshirës.
Në këtë masë mund të shtojmë edhe disa copëza të mishit të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmevë. Këtë mbushje e mbështjellim me fleta të lakrës turshi apo me gjethe të rrushit. Mbështjellja bëhet me kujdes, sa më të vogla që mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen.
Sarmet e formuara i rrështojmë në tënxhere në fundin e së cilës praktikisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmeve shtojmë një gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarme e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 orë që të mos prishet forma.
Sarmet e ziera janë gati për shërbim por ju mund t’i vendosni në një tepsi dhe t’i fusni edhe pak në furrë për gjysmë orë që të skuqen dhe të rreshkën mirë. Megjithatë kjo varet nga shija juaj.