Termocentralët bërthamorë në duart e rusëve janë kthyer në një minë me sahat në Ukrainë.
Forcat ruse kanë kapur 2 termocentrale ukrainase dhe po përparojnë drejt një të 3-ti, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në një telefonatë me senatorët amerikanë më herët gjatë ditës së sotme, Zelenskyy tha se termocentrali i 3-të aktualisht nën kërcënim është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 km (75 milje) në veri të Mykolaiv, një nga disa qytete që forcat ruse po përpiqen të mbajnë të rrethuar, përcjell ABC News.
Rusia aktualisht kontrollon centralin bërthamor Zaporizhzhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë, dhe Çernobilin, i cili nuk është aktiv, por ende ka staf dhe mirëmbahet.