Bombardimet e rënda nga forcat ruse kanë shkatërruar një urë në Irpin, një qytet në periferi të Kievit, të cilin kanë synuar ta marrin nën kontroll, por janë ndeshur me rezistencën e forcave ukrainase.
Shkatërrimi i urës ka sjellë probleme të mëdha edhe për civilët, të cilët duan të largohen nga qyteti. Disa prej tyre kanë arritur t’ia dalin në një urë të improvizuar, shkruan A2CNN.
Ky qytet i vogël ndodhet pranë aeroportit Hostomel, të cilin rusët e sulmuan disa ditë më parë, duke shkatërruar edhe avionin më të madh në botë të mallrave Antonov, i cili qëndronte në aeroport.