Komuna e Prishtinës ka mbajtur këtë të shtunën seancën solemne të Kuvendit me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, përcjell InLajmi.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në 24 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se Jasharët na e lanë detyrën që shtetin ta ndërtojmë të fortë, që të lidhim aleanca me të gjithë popujt që bashkëndajnë synimin për paqen në botë, një mision ky edhe më i vështirë se vetë lufta, e që globalisht arrihet veç me anë të lirisë së të gjithë popujve.
“Përkujtojmë sot rënien heroike të atdhedashësve dhe luftëtarëve të pashoq, që sakrifikuan jetën e vet dhe të njerëzve të tyre më të dashur në emër të lirisë. Ademi, Hamza dhe gjithë familja Jashari u përjetësuan në historinë e kombit tonë”,tha Rama. /InLajmi/





















