Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy së fundmi ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama lidhur për invazionin rus në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”,ka shkruar Zelensky./InLajmi/



















