E para e shtetit, Vjosa Osmani në ceremoninë shtetërore që po mbahet për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari” ndër të tjera foli edhe për Fondin e Sigurisë, gjegjësisht rëndësisë e tij , raporton InLajmi.

Osmani tha se asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga shteti, gjegjësisht duhet mbajtur stabil dhe t’i dalim zot kudo e kurdo.

“Ju ushtarë do ta mirëmbani lirinë tonë. Nuk duhet të heqim dorë që shtetin ta mbajmë stabil dhe t’i dalim zot kurdo e kudo. Duhet ta rrisim përkushtimin tonë. Fondi për Sigurinë është dëshmi se duam ta forcojmë ushtrinë tonë”,tha Osmani./InLajmi/



















