Për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, raporton InLajmi.
Presidentja e shtetit Vjosa Osmani për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se me 4,6 dhe 7 mars nuk ishte vetëm përpjekje për mbrojtje të shtëpisë së tyre por të pragut të Kosovës, shtëpisë tonë të përbashkët për të cilën u flijuan.
“Si heronjë të vendit do të mbesin për sa do të jetë Kosova. Sot në këtë ditë përulemi para veprës së tyre historike. Rezistenca e familjes Jashari ishte thirrje për mobilizim për të gjithë popullin për t’i dhënë fund robërisë dhe përquar mesazhin se liria nuk ka çmim. Ky sakrifikim epik me bashkëfshatarë u bë guri themeltar për lirinë e vendit tonë”,tha Osmani
Tutje presidentja tha se familj Jashari është portreti i lirisë sonë.
“Faleminderit komandant, familjes Jashari, UÇK-së që vulosën fatin tonë si popull dhe si shtet. Sot gjendemi në kazermën që me krenari mban emrin e komandantit legjendar”,tha ajo./InLajmi/