Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Punonjësit janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një deklarate në Facebook.
Por, nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë
“Mijëra persona, përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve , mund të dëmtohen”,është thënë në deklaratë.
Në përputhje me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore , si në Çernobil dhe Fukushima, shkruan BBC.
“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm të armatosur në sheshin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike)”,shtohet në deklaratë, transmeton Rtv21
Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj.