Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë nga nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.
Në total numri i rasteve aktive është 1.464.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.
Në total numri i rasteve aktive është 1.464./InLajmi/