Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Deçan, përcjell InLajmi.

Siç njofton policia, vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.


“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e sajë viktima femër kosovare. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/


















