Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili tha se ajo nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin po synon vetëm të marrë rajone të caktuara të Ukrainës, por se ai “po shkatërron të gjithë vendin”, transmeton InLajmi.
“Nuk duket më se ai thjesht synon të aneksojë disa rajone. Tani duket se ai po shkatërron të gjithë vendin. Është një luftë e shkatërrimit në një farë mënyre,” tha Zourabichvili.
“Kam dëgjuar deklaratat e tij sot se e gjithë kjo po shkon sipas planeve, nuk jam aq e sigurt se është sipas planeve. Ai nuk po planifikonte rrugën që Ukraina të rezistonte. Ai pati një sulm masiv, por që nuk funksionoi. Sigurisht ushtarakisht ai ka epërsi, e cila një ditë apo tjetrën do të shfaqet. Por vendosmëria dhe rezistenca e popullit dhe lidershipit ukrainas është me të vërtetë shumë e admirueshme”, tha ajo, shkruan CNN.
Gjeorgjia është një ish-Republikë Sovjetike dhe së fundmi ka nënshkruar zyrtarisht një kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /InLajmi/