Të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është hapur ‘’Fondi i Sigurisë’’ për Forcat e Sigurisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë. ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka lutur qytetarët që të ndihmojnë në buxhetin e tyre për ushtrinë tonë.

Mehaj tutje i bindur ka thënë se qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së tij.

Postimi i plotë i tij:
Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jetoni, veproni e punoni,
Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi.
Për ta bërë këtë kemi hapur ‘’Fondin e Sigurisë’’, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë.
Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.
Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm.
Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së.
Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës./InLajmi/