Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka ndarë planin e punës për vitin 2022 në Komunën e Prizrenit, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se ky plan është plan dinamik pune por që nuk është i përhershëm e që mund edhe të ndryshohet.
Tutje ai ka njoftuar se priotritet i këtij plani janë aktivitetet që pritet të realizohen gjatë këtij viti.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar/a bashkëqytetar/e të Komunës së Prizrenit,
Po e ndaj sot me ju Planin e Punës për vitin 2022.
Plani im i punës, i kabinetit tim dhe i drejtorive është plan dinamik pune, i cili mund të ndryshohet sipas kërkesave, nevojave dhe ndryshimit të rrethanave.
Ky plan përmban prioritetet, objektivat dhe aktivitetet kryesore që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2022./InLajmi/