Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, ka premtuar se do të dhurojë 5000 euro për Fondin për Siguri, përcjell InLajmi.
Fondi për Siguri u krijua nga Qeveria e Kosovës këtë të martë.
Ujkani theksoi se kursimet familjare me vlerë 5000 euro do të dhurohen për sigurinë e fëmijëve tanë.
Deputetja e VV-së nuk është e vetmja që dhuroi për këtë fond, pasi më herët për këtë fond dhuruan shuma të caktuara edhe Bali Muharremaj, Fitim Haziri dhe Albana Bytyqi.
Postimi i plotë i saj:
Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë! /InLajmi/




















