Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kalojë në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi
Muharremaj theksoi se është momenti i duhur të ndihmojmë ushtrinë e FSK-së në avancim, duke qenë se edhe vetë ka qenë ushtarak me profesion dhe ish-pjesëtar i UÇK-së.
Gjithashtu kryetari i Suharekës i ftoi deputetët dhe ministrat e tjerë që të vazhdojnë këtë nismë.
Postimi i plotë i tyre:
Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri.
Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.
Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate. /InLajmi/