Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka bërë të ditur se një pjesë të pagës së tij do ta ndajë për Fondin e Sigurisë, i krijuar nga Qeveria e Kosovës këtë të martë.
Ai tha se ky veprim do të jetë i vazhdueshëm edhe për disa muaj të tjerë, teksa shtoi se armatimi i ushtrisë së Kosovës shton sigurinë për qytetarët e vendit.
“Një pjesë të pagës së deputetit do ta dhuroj për këtë fond. Ky veprim do të jetë i vazhdueshëm edhe për disa muaj të tjerë”.
“Derisa, bota çdo ditë e më shumë po rrezikohet, armatimi i ushtrisë, shton sigurinë për qytetarët tanë dhe krijon një ambient më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Haziri, shkruan Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës me vendim të kryeministrit Kurti ka themeluar Fondin për Siguri, fond ky në të cilin do të mblidhen mjete financiare për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.