Islam Pacolli ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e AKR-së, përcjell InLajmi.
Më tej Pacolli ka treguar se për shkaqe personale jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik.
Ndër të tjera ai ka falënderuar familjen e tij për mbështetje, kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli si dhe gjithë ata që e përkrahën në rrugëtimin e tij në këtë parti.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë, ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR.
Familjes sime, presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht. /InLajmi/