Në qytetin e 2-të më të madh të Ukrainës, Kharkiv, si pasojë e granatimeve 10 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 20 u plagosën.
Në deklaratë thuhet se ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat, teksa shkallët dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht, shkruan Ukrinform.
“Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat. Po punohet për pastrimin e rrënojave. Shkallët dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht”, thuhet në deklaratë, transmeton Gazeta Express.
Kharkivi ka qenë cak i sulmeve edhe të hënën gjatë ditës. Nga disa sulme ajrore, kanë mbetur të vrarë disa civilë, ndërsa janë plagosur mijëra të tjerë.