2 autobusë me ukrainas që ikën nga pushtimi rus mbërritën në Athinë.
Zyrtarët e qeverisë greke thonë se rreth 1.000 ukrainas kanë mbërritur në Greqi që nga e enjtja, 24 shkurt, kur forcat ruse filluan të sulmonin qytetet ukrainase, përcjell Euronews.al.
Shumica e pasagjerëve të autobusit ishin gra dhe fëmijë, të cilët u pritën me përqafime dhe karamele pas udhëtimit të tyre 2-ditor, i cili filloi në Lviv.