2 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë në rrugën “Xhavit Bajraktari”.
Në aksident ishin të përfshira 2 vetura.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, përcjell Klan Kosova.
Ai theksoi se po ashtu dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri te ky aksident.