Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen t’i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por megjithatë ato janë jashtë qendrës së qytetit, transmeton InLajmi.
“Por qartësisht ne vazhdojmë të shohim forcat ruse të lëvizin të afrohen afër Kievit”, tha Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën.
“Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit dhe ajo që dimë qartë është se ata kanë synime në lidhje me Kievin”, tha ai.
Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit”, shtoi Kirby. “Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug” tha ai, shkruan CNN.
Kirby tha se një autokolonë ruse është parë në imazhet satelitore afër Kievit. /InLajmi/