• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Sanksionet ndaj Rusisë ia ulin vlerën rubles ruse

J G nga J G
28 February 2022
në Bota
0 0
0
Sanksionet ndaj Rusisë ia ulin vlerën rubles ruse
0
SHPERNDARJE
50
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Rusisë po përballen me të ardhme të pasigurt ekonomike ndërsa çmimet rriten, pasi sanskionet perëndimore që erdhën si kundërpërgjigje e sulmeve ruse mbi Ukrainën, shkaktuan rënien e vlerës së rublës me 30 %. Para bankave të vendit janë parë sot radhë të gjata të banorëve për të tërhequr para mes pasigurisë për të ardhmen e depozitave të tyre.

Rubla ruse po vazhdon të përjetojë rënie të madhe kundrejt dollarit amerikan dhe euros, pas sanksioneve të pashembullta të Perëndimit mbi Moskën në kundërpërgjigje të sulmeve ruse në Ukrainë.

Mëngjesin e së hënës, monedha ruse regjistroi rënie prej rreth 30 % kundrejt dollarit amerikan, pas njoftimit të vendeve perëndimore për bllokimin e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SËIFT dhe kufizimit të përdorimit nga Rusia të rezerave të saj të mëdha në valuta të huaja.

Zhvlerësimi i rublës nënkupton rënie e standardit të jetesës për rusët, thonë ekonomistët. Rusët janë ende të varur nga një mori mallrash të importuara, ndërsta çmimet për këto artikuj ka të ngjarë të rriten jashtëzakonisht shumë.

Udhëtimet ndërkombëtare do të shtrenjtohen pasi rublat vlejnë më pak jashtë Rusisë. Trazirat ekonomike mund të thellohen në javët e ardhshme nëse rritja e çmimeve dhe problemet e zinxhirit të furnizimit shkaktojnë mbylljen e fabrikave ruse për shkak të rënies së kërkesave.

Ditëve të fundit, para bankave ruse vërehen radhë të gjata të banorëve që presin të tërheqin paratë e tyre nga pasiguria e së ardhmes ekonomike të vendit të tyre.

“Ekonomia jonë do të përkeqësohet edhe më shumë. Në këto rrethana është e pashmangshme, por nuk krahasohet me humbjet e atyre që po vdesin në shtëpitë e tyre për fajin e forcave tona”,thotë Anastasia, banore e Moskës.

“Unë nuk kam shumë kursime. Të shohim çfarë do të ndodhë“,thotë Dmitry.

“E vështirë ta thuash, ende nuk e kam ndier shumë ndryshimin”, thotë Maria, banire tjetër e Moskës.

” Çmimet po rriten, kursimet po shpenzohen dhe stoqet po bien”,thotë Sergey, banor i Moskës.

Banka qendrore e Rusisë ndërhyri menjëherë në përpkjekje për të ndalur rënien e mëtejshme të rublës, duke rritur normën bazë të interesit, një përpjekje e dëshpëruar për të mbështetur monedhën dhe për të parandaluar rrezikun për bankat.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i përshkruajti sansksonet e reja që përfshinin ngrirjen e rezervave të valutës së Rusisë si“të rënda”,por tha të hënën se“Rusia ka aftësinë e duhur për të kompensuar dëmin”.

Ndërkohë, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare u rrit me 4 % duke arritur në 100 dollarë për fuçi.

Kjo nuk është hera e parë që rubla përballet me kriza të mëdha. Monedha humbi një pjesë të madhe të vlerës së saj në fillim të viteve 90, pas fundit të Bashkimit Sovjetik. Një rënie e mëtejshme ishte regjistruar edhe gjatë krizës financiare të vitit 1998 kur shumë persona humbën kursimet e tyre. Një tjetër rënie u shënua më 2014 për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve të vendosura pasi Rusia aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë, shkruan VOA.

Sanksionet e vendosura javën e kaluar shkaktuan një ulje historike të monedhës ruse kundrejt dollarit amerikan.

Tags: RublaRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

Moskë, numër i lartë i anulimit të fluturimeve

Postimi tjetër

FIFA dhe UEFA ia ndalon pjesëmarrjen Rusisë në të gjitha garat

Të ngjajshme Postime

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve
Bota

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bota

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë
Bota

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

17 December 2025
Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk
Bota

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk

16 December 2025
Pamje që tregojnë çiftin që përpiqet të ndalojë personin e armatosur – përpara se të vriten nga ai, në sulmin në Sidnei të Australisë
Bota

Pamje që tregojnë çiftin që përpiqet të ndalojë personin e armatosur – përpara se të vriten nga ai, në sulmin në Sidnei të Australisë

16 December 2025
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Bota

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

15 December 2025
Postimi tjetër
FIFA dhe UEFA ia ndalon pjesëmarrjen Rusisë në të gjitha garat

FIFA dhe UEFA ia ndalon pjesëmarrjen Rusisë në të gjitha garat

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu