Rusia po kufizon fluturimet e linjave ajrore nga 36 vende, me një vendim të marr sot nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror.
Në mesin e 36 shteteve është edhe Shqipëria.
Austria, Shqipëria, Anguilla (një territor britanik jashtë shtetit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (duke përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe dhe territorin det), Xhersi, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia, janë 36 shtetet të cilat janë sanksionuar nga Rusia, transmeton Indeksonline.
Fluturimet nga këto vende mund të kryhen me një leje speciale të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.