Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po bllokohen të hyjnë në trenat e Ukrainës.
Një zëdhënëse shkroi se UNHCR po shqyrton këtë raport dhe se 422.000 njerëz ishin larguar nga Ukraina në vendet fqinje.
UNHCR “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë”, shtoi zëdhënësja, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas organit të OKB-së.