Ministria e Mbrojtjes e Kievit pretendon se më shumë se 5.000 ushtarë rusë janë vrarë në 4 ditët e para të luftimeve në Ukrainë.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5.300 trupa ruse janë vrarë dhe pretenduan se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.
Pretendimet pasojnë pasi ministria ruse e mbrojtjes të dielën pranoi se forcat e saj kanë pësuar humbje, megjithëse zyrtarët nuk dhanë një shifër të saktë, transmeton Rtv21
Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se kishin konfirmuar të paktën 94 vdekje të civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.