Raketat Iskander raportohet të jenë lëshuar nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, thotë një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.
Kjo vjen pasi zyra e Presidentit të Ukrainës, Zelensky njoftoi sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, edhe pse ata nuk kanë deklaruar orën e saktë.
Anton Herashchenko ka publikuar pamje në Facebook, të këtyre raketave.
“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”, transmeton Lajmi.net.
Një deklaratë e ukrainasëve më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.