Greqia i shtohet listës së vendeve që do të ofrojë ndihmë për Ukrainën. Ajo ka deklaruar se do të dërgojë pajisje mbrojtëse dhe ndihmë humanitare.
2 avionë transporti ushtarak do të nisen për në Poloninë fqinje të dielën sipas zyrës së kryeministrit të Greqisë. Por detajet nuk janë zbuluar.
Nga ana tjetër kancelari gjerman Olaf Shcolz njoftoi më herët se qeveria e tij do të dërgonte armë në Ukrainë, shkruan BBC.
Britania është gjithashtu në mesin e 25 vendeve që është zotuar të furnizojë Ukrainën me armë, transmeton abcnews.al.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur krijimin e “një koalicioni të fuqishëm në mbështetje të Ukrainës”.