Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka njoftuar zyrtarisht se ka pezulluar tashmë statusin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, përcjell InLajmi.
Me veprimet e fundit, presidenti Putin dhe shteti i tij ka pranuar shumë sanksione nga vende të ndryshme të botës.
“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos./InLajmi/