Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, këtë të shtunë ka nisur vizitën zyrtare në Turqi, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media, derisa më tej bëhet me dije se gjatë qëndrimit në Stamboll, Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë.
Në mesin e shumë takimeve, presidentja e vendit sot ka vizituar kompaninë “Baykar”, e cila njihet si kompani e specializuar për prodhimin e dronëve të quajtur “UAVS” apo të quajtur si “Mjete të paemëruara ajrore”.
Njoftimin për vizitën e ka bërë vetë faqja e “Baykar” në rrjetet sociale.
Ndryshe, presidentja e vendit, gjatë vizitës në Turqi, do të takohet edhe më krerë të lartë të shtetit turk. /InLajmi/