Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se këtë të shtunë ka biseduar me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, ku ky i fundit e ka mbështetur heqjen e Rusisë nga SWIFT, përcjell InLajmi.
Zelensky ka marrë premtimin nga kryeministri Italian se do të ketë sanksione nga Italia për shkëputjen e Rusisë nga SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën).
“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona Ukraina –Italia. MarioDraghi në një bisedë telefonike mbështeti shkëputjen e Rusisë nga SWIFT, dhënien e ndihmës mbrojtëse. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”,tha ai./InLajmi/















