Britania e Madhe ka dërguar sot pajisje ushtarake dhe tanke në Estoni kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq nga pamjet që po qarkullojnë shihen një numër i madh i pajisjeve ushtarake dhe tankeve britanike duke hyrë në Estoni
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Kusti Salm tha se 850 trupat britanike shtesë do të vendosen në shtetin baltik.
Ambasadori britanik në Estoni Ross Allen shkroi në rrjetet sociale se automjetet ushtarake po shkonin drejt bazës ushtarake Tapa.
Në ditën e 2-të të pushtimit, forcat ruse kanë hyrë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kievin. Lufta, që po ndodh në vitin 2022, po shoqërohet me pamje, të cilat po shpërndahen në kohë reale nga mediat dhe në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
Në disa zona të kryeqytetit, janë sulmuar ndërtesat. Banorët aty thonë se nuk ka pasur caqe ushtarake dhe objektet e rrënuara janë, ndër të tjera edhe të çerdheve.