Shefi i grupi parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e mbajtur në Kuvend ka thënë se partia e tyre ka dhënë kontribut të madh për lirinë dhe në shtetndërtimin e Kosovës, raporton InLajmi.
Tahiri tha se kemi përkahur Vetëvendosjen në kauza të përbashkëta në rrugë e protesta deri në momentin kur edhe Albin Kurtin e kemi marrë nga stacioni i polisicë.
“Për AAK-në, debati për dialogun Kosovë-Serbi është më kryesorja e këtij vendi, këtij kuvendi dhe e këtij shteti. Kur e kemi ngritur këtë debat, s’kemi pasur informata që kërcet lufta në Ukrainë sepse kemi menduar për shtetin tonë. Ne jemi subjekt politik që kemi dhënë kontribut jo me fjalë por me vepër për liri, ne jemi parti e cila ka dhënë kontribut në shtetndërtim moment pas momenti kurrë pa e parë votën. Kemi qenë me këtë parti (Vetëvendosje) në kauza të përbashkëta, në rrugë e protesta duke e marrë Albin Kurtin në stacion të policisë. Ne jemi ndoshta parti e vogël, por subjekt që ka pas qëndrime të sakta kundër ndarjes së Kosovës deri në momentin kur kryeministri ka dhënë dorëheqje”.
Mes tjerash, Tahiri tha se Kosovëa është e forte atëherë kur Qeveria dhe Opozita janë bashkë përballë Serbisë.
“Derisa të jemi këtu, do të veprojmë njësoj. Në çështje që besojmë do të jemi me ju. Kosova është me fortë kur Opozitë dhe Qeveria është bashkë përball Serbisë. Formati i deritanishëm duhet të ndryshojë se s’po ka produktivitet. Ka lëvizje e takime, por s’ka produktivitet. Për ne dialogu duhet të kalojë në një etapë tjetër, në një etapë të diskutimit, të marrëveshjes finale që kërkon njohjen reciproke”, tha Tahiri./InLajmi/