Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pushtimit rus në Ukrainë, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo gjendje që është krijuar po zgjon mendimet drejt një rrugë autokracie, që zgjidhje të vetme e ka luftën dhe shkatërrimin.
Tutje kryeministri ka shprehur mbështetje të plotë ndaj NATO-s dhe BE-së të cilët po e dënojnë agresionin rus, duke vazhduar të bëjë thirrje për maturi në këtë drejtim.
Kurse si përfundim Kurti ka bërë të ditur se më gjithë qenien dhe lutje, populli kosovar është me popullin ukrainas.
Postimi i plotë i tij:
Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO dhe BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin WB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës. /InLajmi/