Profesori universitar në Austri, njëherësh njohës i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka reaguar pas sulmit që shteti rus i bëri shtetit ukrainas, përcjell InLajmi.
Sipas tij ky akt është për tu dënuar, në këtë pikë që gjindet kjo situate ai ka vënë në shenjë shtetin e Serbisë, ku kërkon që ky shtet ta dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës.
Tutje Bieber ka thënë se nëse nuk dënohet ky akt nga shteti serb, atëherë në Bashkimin Evropian nuk ka vend për Serbinë.
Kurse sipas tij nuk mund të ketë antarësim për një qeveri e cila ndryshon rrënjësisht me vlerat e Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i tij:
Nëse qeveria e Serbisë nuk e dënon agresionin rus – i vetmi vend tjetër përveç vetë agresorëve, ajo duhet t’i japë fund të gjitha bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk mund të ketë pranim për një vend të udhëhequr nga një qeveri që ndryshon rrënjësisht me vlerat e Bashkimit Evropian. /InLajmi/